Zvicra mban referendumin për 2250 euro të hyra mujore për çdo zviceran

Zvicra po voton sot për të vendosur nëse do të hyjë në fuqi një vendim që garanton të hyra bazike për çdo qytetar, duke u bërë vendi i parë në botë që mban një referendum të këtillë.




Iniciativa bën thirrje për përfshirjen e një artikulli të ri në Kushtetutën Federale, e cila e detyron qeverinë për të futur të ardhura bazë (BGE), për «të gjithë popullsinë që mundëson një jetë dinjitoze dhe pjesëmarrjen në jetën publike».

Financimi dhe shuma e të ardhurave themelore nuk janë të përcaktuara në propozim, kjo duhet të sqarohet me një ligj të ri, nëse miratohet.

Përkrahësit e idesë thonë se puna e Shekullit të 21-të po vazhdon të automatizohet, dhe si rrjedhojë po ulen mundësitë për punësim.

Ndonëse nuk është caktuar shuma e përfitimeve, është sugjeruar që të hyrat mujore të jenë 2,500 franga zvicerane (2254 Euro) për të rriturit dhe nga 625 franga (564 Euro) për secilin fëmijë, që reflekton në koston e lartë të jetesës në Zvicër.

Autor i nismës është Daniel Hani, një sipërmarrës zviceran. Së bashku me të, publicistë, artistë që kanë bërë fushatë për iniciativën.

Këshilli Federal rekomandon qytetarët që ta refuzojnë iniciativën. Të gjithë partitë, duke përfshirë edhe ato të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, refuzojnë iniciativën në fjalë.

Votuesit do të vendosin edhe rishikimin e ligjit për azil, me të cilin procedurat do të shkurtohen dukshëm dhe azilkërkuesit do të sigurohen më shpejt, se a do të mund të qëndrojnë në Zvicër. Përfaqësimi juridik pa pagesë, i cili u takon të gjithë azilkërkuesve.

Zviceranët po ashtu votojnë për iniciativën «pro shërbimeve publike», si dhe iniciativën «për financim korrekt të komunikacionit».