Zviceranët më parë i lajnë gjobat me burg se me para

Hapësirat për vuajtjen e dënimeve janë të stërngarkuara. Megjithëse ka më pak dënime, aty po shënohet një rekord.

Foto: Shutterstock.com



Në vitin 2014 në burg kanë përfunduar më pak të dënuar se sa një vit më parë. Megjithatë, me 5’000 persona, hapësira e vujtjes së dënimit arrinë një rekord. Në të gjithë vendin prapa grilave në 2014-tën shkuan 9’200 të dënuar, e transmeton Tages Anzeiger Entin Federal të Statistikave. Kjo i bie 5,4 herë më pak se një vit më parë. Edhe sanksione të tjera ka pasur më pak: Për shembull, 3’300 veta është dashur të kryejnë punë për komunitetin.

Ndërkohë është populluar me 300 veta më shumë zona e mesme e vuajtjes së dënimit. Kjo i bie 6,2 për qind. Arsyeja kryesore për këtë situatë është mospagimi i gjobave të, të cilat shndërrohen në heqje lirie. Nga viti 2004, ky numër është rritur për 50 për qind.

Përndryshe, vitin e kaluar 96 për qind e banorëve aty ishin burra, ndërsa dy të tretat ishin të huaj. Sipas nacionalitetit, nga 30 për qind ishin nga Zvicra, Europa dhe Afrika. Nga të huajt më së shpeshti paraqiteshin algjerianët, rumunët, tunezianët, serbët dhe nigerianët.

Rreth 9’400 persona janë lëshuar vitin e kaluar nga vuajtja e dënimit, shumica prej të cilëve kishin kryer një dënim të vogël. 4’000 veta ishin lëshuar pas më pak se një muaji, ndërsa 2’000 të tjerë – pas një deri tre muajsh. Qëndrimi mesatar në vuajtjen e dënimit zgjat 166 ditë, kurse gjysma e tyre kishin qëndruar më pak se 56 ditë.

Sipas statistikave, 43 për qind e 2009 të lëshuarve zviceranë në liri pas tre muajve janë dënuar sërish për një delikt të kryer. 16 për qind e tyre janë dërguar përsëri për vuajtje dënimi në një burg. 67 për qind e tyre e përbëjnë të dënuarit për vjedhje.