Zëra nga 11 qershori i vitit 1999: kështu e komentonin gazetat perëndimore ditën kur Kosova e pa lirinë

Foto: Shutterstock



«Süddeutsche Zeitung» (Gjermani): «Në këtë luftë Perëndimi dërgoi një sinjal të rëndësishëm: jo çdo diktator mund ta shtyp dhe masakrojë një popull pa u ndëshkuar. NATO e fitoi luftën. Por fitorja s’bën punë nëse pastaj humbet paqja».

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» (Gjermani): «Jo vetëm Kosova është fushë e minuar, edhe marrëveshja me Rusinë përmbanë eksploziv. (…) Rusia dhe Jugosllavia do të këmbëngulin në përgjegjësinë e OKB-së. Por duket hapur se faktor i rendit në Kosovë pas kësaj lufte mund të jetë vetëm NATO».

«Libération» (Francë): «Deri më tani Kosovën e kemi parë pjesërisht nga qielli dhe nga kampet në Shqipëri e Maqedoni. Tani do ta kemi drejtpërdrejtë para syve. Tronditja premton të jetë e tmerrshme».

«Le Figaro» (Francë): «Pa dyshim te shumë europianë ekziston një ndjenjë krenarie që ata kanë zhvilluar luftë të ‘moralshme’ dhe të bazuar në të drejtat e njeriut kundër një regjimi barbar».

«Salzburger Nachrichten» (Austri): «Padyshim kjo luftë ka vendosur një rend të ri. Në të ardhmen despotët duhet të mendojnë mirë kur i shkelin të drejtat e njeriut».

«The Sun» (Britani e Madhe): «Lufta e rrufeshme e NATO-s kundër kasapit të Beogradit u shpagua. Trupat e sigurisë të Serbisë kanë filluar tërheqjen».

«Los Angeles Times» (SHBA): «Kësaj here SHBA dhe NATO patën fat. Por të mbështetesh në fat nuk është strategji i mençur… Kosova mund të jetë sukses. Por model për luftëra të tjera nuk është».

«Gazeta Wyborcza» (Poloni): «Ky konflikt dëshmoi se bota ka ndryshuar, se të drejtat e qytetarëve gëzojnë përparësi para sovranitetit të shtetit».

«El Pais» (Spanjë): «Vendosmëria dhe uniteti i aleatëve e detyroi regjimin serb të kapitulojë».