Zejnullahu: Disa senatorë kishin presion që të nënshkruajmë kërkesën për shkarkim

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu në lidhje me kërkesën dhe nënshkrimet e senatorëve që kanë kërkuar shkarkimin e tij, ka thënë se aty kishte presione.




«Disa senatorë kishin presion që të nënshkruajmë kërkesën për shkarkim, këtë ma kanë thënë mua», tha Zejnullahu në Interaktiv të KTV-së.

Ai thotë se qëllimi është i qartë dhe shihet se është për interesa të tyre.