Vuçiq nuk shkon në Elbasan

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të mos shkojë në Elbasan për ta shikuar ndeshjen Shqipëri –Serbi, njofton gazeta e Beogradit «Kurir» .




Për mosshkuarje Vuçiq i është drejtuar opinionit me një letër :

«Pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, mora vendimin të mos shkoj në Elbasan në mënyrë që aktorët kryesorë të ndeshjes futbollistike të jenë sportistë.

Si kryeministër i dënoj shumë rreptë sulmet huligane të tifozëve shqiptarë kundër futbollistëve tanë dhe kërkoj nga Qeveria shqiptare që të gjithë qytetarëve serbë që do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, t’iu garantohet siguria e plotë gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj».

Më herë, Vuçiq disa herë kishte thëne do të jetë mysafir i Edi Ramës në këtë ndeshje që tashmë po cilësohet historike, transmeton Koha.net.

Mosshkuarja e Vuçiqit në Elbasan shikohet edhe si mundësi që ndeshja të mos zhvillohet fare sipas disa skenarëve serbë, sado që përkujtohen edhe angazhimet e tij të sotme politike: Mbledhja urgjente e Qeverisë së Serbisë kushtuar arrestimeve të serbëve në Brezovicë dhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Në Beograd sot qëndron edhe shefi i diplomacisë britanike Philip Hammond me të cilin Vuçiq pritet të zhvillojë një takim.