Vollkom ty EULEXISTAN

Një raport i Jashtëzakonshëm dhe Special rreth misionit të EULEX-it vjen këtë javë nga John K. Doe për DCI Mayweather në rubrikën e përjavshme satirike «Pronto» në «E diela me Koha Ditore».




Në raport, John K. Doe i thotë shefit të tij se ky raport i jashtëzakonshëm dhe special është bërë pa porosinë tuaj, dhe pikërisht për këtë edhe quhet raport i jashtëzakonshëm dhe special, dhe dërgohet tek ju pa paralajmërim,si raport urgjent!

«Bëhet fjalë, pra, për informata të reja, tek të cilat kemi arritur papritur, të cilat, sipas vlerësimit tonë, janë informata të jashtëzakonshme dhe speciale, andaj dhe raporti është i jashtëzakonshëm dhe special, dhe është dërguar urgjentisht, pa paralajmërim», thotë super-agjenti.