Vetëvendosje mbështet protestën e nesërme në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate ka shprehur mbështetjen për protestën e paralajmëruar për nesër në Prizren, me të cilën kundërshtohet arrestimi ditë më parë i veteranit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi.




Përndjekja e ishëluftëtarëve është e papranueshme. Barazimi i luftës sonë të drejtë më krimet e kryera nga Serbia në Kosovë ka për qëllim të shtrembërojë të vërtetën historike, thuhet në Deklaratë. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen masivisht nga të gjithë qytetarët.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren mbështet protestën e nesërme të thirrur nga shoqatat e dala nga lufta kundër arrestimit të veteranit Xhemshit Krasniqit, dhe për mbrojtjen e vlerave të përgjithshme të UÇK-së.

Me këtë rast ftojmë gjithë anëtarësinë dhe qytetarët që të bashkohen në protestë, në ora 12:00, në sheshin «UÇK» (tek rrethi para Spitalit Regjional të Prizrenit), përfundon Deklarata e VV.