Vetë ministri Rrahmani thekson një skandal të mundshëm në shëndetësi

Në kohën kur qytetarëve të Kosovës u janë ngritur shumë dilema për cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe zyrtarëve u duhet mund që ta rikthejnë besimin, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani vë në pah një tjetër skandal të mundshëm, raporton KTV.




Ai thotë të ketë informatë se aparaturat e blera deri tani në Kosovë mund të kenë qenë të përdorura, derisa ato janë paguar qindra mijëra euro për të reja.
Ministria është në proces të një tenderi për të blerë një të tillë për kardiologji në Austri me siguri më të lartë.

Në këtë situatë në kushte normale, deputetët dhe sindikalistët kërkojnë të nisin hetime.

Ministri thotë se nuk ka kë ta hetojë.

Për të gjitha këto, deputetja Time Kadriaj thotë se nëse këto çështje heshten, nënkupton përkrahje të korrupsionit, e me këtë rast Rrahmanit mund t’i kërkohet dorëheqja.