Veseli takon Rohanin, ia rrëfen sfidat që e presin vendin

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka thënë se ka gjithnjë kënaqësi kur takon miqtë e Kosovës të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për pavarësinë e saj.




«Së bashku me ministrin Hoxhaj, në mbrëmje takuam në Vjenë ish zëvendës negociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, me të cilin bashkëbiseduam për të arriturat e shtetit tonë dhe sfidat që na presin. Si elitë politike e Kosovës e kemi obligim t’i nderojmë dhe mos t’i harrojmë miqtë», ka thënë Veseli.