Veseli përshëndet lirimin e pronës nga uzurpatori

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur lirimin e pronës së uzurpuar sot në Prishtinë.




Veseli, në FB nuk ka treguar se për cilën pronë të uzurpuar bëhet fjalë, raporton Koha.net.

Sot, Polica e Kosovës, në bashkëpunim me AKP-në, ka liruar pronën në të cilën ishte vendosur hoteli Victory.

«Pronari» i objektit, Bedri Selmani, njihet si afërt me partinë që udhëheq kryetari i Kuvendit të Kosovës, PDK-në,

Veseli ka shkruar:

«E përshëndes veprimin e organeve të rendit dhe ligjit për lirimin e pronave të uzurpuara. Më vjen mirë që kërkesa ime publike për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të uzurpatorëve të pronave është duke u bërë realitet. Në Kosovë prona është e shenjtë, ligji vepron njësoj për të gjithë dhe qytetarët meritojnë të jetojnë në prosperitet dhe dinjitet».