Veseli bashkë me katër ministra në Gjermani për investitorë potencialë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët me mbi 100 biznese austriake, në të cilën do të diskutohet për investimet në Kosovë.




Veseli është nisur sot për vizitë zyrtare në Austri, gjatë të cilës do të marrë pjesë në një konferencë me mbi 100 biznese austriake. Temë e kësaj konference do të jenë investimet në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes në Kosovë, si dhe diskutimi me investitorët potencialë, transmeton Koha.net.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, janë edhe katër ministra të Qeverisë së Kosovës.