Versioni i policisë për incidentin me Murat Mehën

Murat Meha, kryetar i Komisionit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është sulmuar dje nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje me ngjyrë teksa po kalonte me veturë në qendër të Prishtinës.




Ky rast, në raportin e Policisë së Kosovës, raportohet se përpos që është goditur me ngjyrë vetura, nga aty është tentuar të nxjerrët edhe njëri nga personat brenda automjetit, transmeton Koha.net.

«Viktima mashkull K-Shqiptar nga Agjencia e Kadastrit të Kosovës , së bashku me shoferin–mashkull K/Shqiptar dhe tre punëtor të tjerë të kësaj agjencie, derisa ishin duke lëvizur me veturë zyrtare Honday 3Z, tre të dyshuar, kanë hap derën e pasme të veturës duke tentuar ta nxjerrin njërin nga personat në veturë, mirëpo ngasësi ka arrit të largohet me shpejtësi me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka bërë me ngjyrë një pjesë të veturës. Nuk raportohet për të lënduar, perderisa rasti eshte duke u hetuar nga njesitet relevante policore», thuhet në raportin policor.