Valle

Foto: Shutterstock



Valle – nganjëherë dashuria ndalet
aty ky syri fiket shpejt,
dhe ne shohim
në syrin e saj të fikur lehtë.

Nga oxhaku tym i ftohtë
fryn në qerpikët tanë;
dhe zbrazëtia e tmerrshme
vetëm njëherë ndali frymën anembanë.

Sytë e vdekur
I kemi parë dhe s’i harrojmë kurrë.
Dashuria zgjat më së shumti
dhe nuk na njeh kurrë.

Nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI