Udhëtimi nëpër Evropë me kreacione mode [foto]

Një udhëtim nëpër Evropë zakonisht shfrytëzohet për të vizituar muzetë, monumentet, parqet e atraksionet e tjera të metropoleve.




Vizitorët kthehen në shtëpi me galerinë e fotografive në të cilat pozojnë plot entuziazëm, suvenire dhe një mori kujtimesh.

Kreatorja Dona Matoshi nuk e ka përjetuar vetë këtë eksperiencë, por nëpërmjet stafit të saj e ka mishëruar punën e saj me «Eurotripin», shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo e ka shfrytëzuar organizimin që viteve të fundit u ka ofruar kosovarëve mundësinë për të parë nga afër kryeqendrat e këtij kontinenti, për të prezantuar koleksionin e saj të ri.

Një modele e veshur me kreacionet e reja të saj, ka pozuar nëpër qytete të ndryshme evropiane. Fotografitë e realizuara nga një profesionist, Matoshi do t’i shfrytëzojë për të prezantuar punën e saj në botën e artit të gardërobës.

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604221122588.jpg?w=696

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160604221135615.jpg?w=696