Trump: Rrugës së kriminelit të luftës

Mos lejoni t’iu ikin kërcënimet vrastare të Donaldit – kështu i bëjnë përsëri të mrekullueshme shtetet e tyre nacionalistët dhe racistët e shfrenuar

Foto: Christopher Halloran / Shutterstock.com



Kur isha i ri, në prag të prishjes së Jugosllavisë, po punoja si gazetar për një revistë boshnjake duke raportuar kohë pas kohe për individët e dalluar, politikat e të cilëve nuk dallonin prej veprimeve më të çmendura. Në mesin e tyre ishte edhe Vojislav Šešelj, ish-disidenti që ishte shndërruar në prijës të Partisë Radikale Serbe, me pretendimin e madh se do ta kthente përsëri lavdinë e Serbisë. Kishte premtuar se do të përmirëosheshin padrejtësitë që një botë e tërë armiqësh kishte kryer ndaj popullit të tij. Njëherë kishim publikuar një intervistë të gjatë me të me titullin «Planeti Serbi».

Më 1991 Šešelj, ishte mysafir në një prej emisioneve më të njohura televizive serbe. Lufta kishte nisur në Kroaci, dhe një njësit vullnetar i besnikëve të Šešeljit, tashmë po luftonte atje. Përpara një audience që po shikonte emisionin e emetuar drejtpërdrejt, ai ishte tallur me përkushtimin e njerëzve të tij që të prisnin koka, duke theksuar: «Ne kemi metoda të reja dhe të avancuara: tani presim koka me tehun e lugës, por edhe me metoda brutale, që autopsia kurrë të mos mund e thotë se si ishte vrarë viktima, prerë fyti a damari». Pak më vonë, Šešelj e nxori armën nga brezi që ta tregonte. Audienca po kënaqej.

Kujtoja Šešeljin pasi dëgjova përallën instruktuese për Gjeneral Pershingun, që lante plumbat me gjakun e derrit për t’i qëlluar (pa sistem drejtësie) «terroristët» – filipinasit që i rezistonin pushtimit amerikan – me qëllim që t’i bëhej çare njëherë e përgjithmonë «problemit». Audienca e instruktuar mirë e Charlestonet kënaqej me aprovim teksa po mësohej si të tregohej e sertë dhe e kujdesshme, «ose, njerëz, do të mbesim pa atdhe».

Trumpi nuk e nxori armën në Karolinën Jugore kur po shfaqte entuziazmin për shfarosjen me kreativitet të armiqve. Por ishte e dukshme mendësia intelektuale e tij si ajo e Šešeljit (u konfirmua kur Trump citoi në llogarinë virtuale një frazë të Mussolinit). Meqë të dy thonë çfarë që iu vjen te goja, të dy do të bëjnë çmos për të kthyer krenarinë e vendit të tyre. Diskursi i tyre njihet për mungesën e koherencës, por prapëseprapë ka dhunën në bërthamë të tij. Jokoherenca e dhunshme është mesazhi që përçojnë. Nuk është punë potereje.

Šešelji nuk po tallej më 1991: pas luftës, më 2003, ishte akuzuar prej Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë për krime kundë njerëzimit. Por kjo nuk e ndryshoi ligësinë e tij ideologjike në Ballkan. Përkundrazi, ai vazhdon të jetë një prej mysafirëve më të preferuar në emisionet televizive serbe, derisa presidenti dhe kryeministri i vendit kanë nisur karrierën në partinë e tij, dhe kanë hequr dorë, thënë në mënyrë të kujdesshme, prej të njëjtës mantelë të së djathtës ekstreme. Dhe kjo është arsyeja pse mbështetja publike e Šešeljit për Trumpin nuk është bash krejt punë budallallëku rodmanesk.

«Jam i bindur se serbët që jetojnë në Amerikë do të votojnë për Trumpin», ka deklaruar Šešelj, duke shtuar se «qysh do të vepronin edhe ata amerikanë që çmojnë pikëpamjet e mia politike dhe ndajnë të njëjtën ideologji».

Šešelj është aleat i natyrshëm i Trumpit, meqë i përket të njëjtit fis botëror të nacionalistëve e racistëve të tërbuar. Dhe pastaj është puna se zgjatim do të ishte edhe përkrahja e një milion amerikanëve serb, veçanërisht në shtetin e Ohios, ku banon një numër i madh prej tyre (rreth 400 mijë sish). Tani për tani, Trumpi mund të mos ketë haber se ku ndodhet Serbia, por shumë shpejt mund të kthejë sytë drejt saj.

Në rininë time të pasherr, e konsideroja etjen vrastare të Šešeljit si patologjike, për të mos thënë argëtuese ose punë budallallëku. Por kjo puna e argëtimit u pa se nuk ishte shaka kur lufta shpërtheu gjithandej nëpër Bosnjë, vendlindja ime, ku besnikët e Šešeljit ishin të etur të prenin fytin e boshnjakëve myslimanë. Gjatë asaj kohe, lideri serb ishte zgjedhur deputet dhe aleat i ngushtë i Slobodan Milosheviqit, kumbarës së projektit të Serbisë së madhe dhe ishte një prej kriminelëve më të njohur të shekullit njëzetë.

Šešelj nuk kursente grushtet as në parlament dhe njëherë kishte rrahur një rival në debat në studio televizive menjëherë pas përfundimit të emisionit. Madje edhe në gjykimin e tij në Hagë, ai tregonte marrëzinë alla Trump. Në fjalën e tij fillestare prej katër orësh, kishte thënë se i vinte keq pse nuk kishte më dënim me vdekje në bankën e të akuzuarve «që me krenari, dinjitet, ta shtrija kokën si miku im Saddam Hussein, që të vdisja dhe ta vulsoja ideologjinë time». Në një tjetër rast, i sugjeronte Tribunalit «të ma thithni k….» dhe «hanin m.. që e nxirrni jashtë», duke iu drejtuar të gjithëve me zemërin: «Ju shkërdhefsha nënat». Kur Tribnali e liroi përkohësisht më 2014, drejtësia me siguri se ishte çliruar që e hoqi qafe.

Ajo çfarë Šešelj ka bërë për mua, dhe çfarë Trump bën për ne është ekspozimi i tendencës tonë për ta hedhur poshtë të paimagjinueshmen si të pamundshme. Të pranosh mundësinë se dikush si puna e Šešeljit (ose e Trumpit) mund të përparojë kaq shpejt prej njeriut që s’di ta lidh gjuhën në vrasës masiv, kërkon fabrikim të realitetit para se gjithçka të shkatërrohet dhe të mos ketë kurrfarë konsensusi etik. Por çfarë kam mësuar është se njerëzit janë të varur ndaj inercisë së realitetit të tyre të përbashkët për shkak të bindjes se gjithçka do të vazhdojë njëjtë, sepse deri në këtë pikë puna është mirë. Por Šešelji ma ka mësuar mirë se çka ka përtej kodrës. Trumpi dhe trupat e tij janë rrugës që të bëhen vrasës.

(«Rollingstone»)