Thaçi uron besimtarët myslimanë për Ramazan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.




Ai ka thënë se gjatë këtij muaji të shenjtë forcohen vlerat thelbësore të njeriut dhe se ky muaj i ofron njerëzit afër njëri-tjetrit, transmeton Koha.net.

Urimi i plotë i presidentit Thaçi:

«Qytetarë të dashur të besimit islam,

Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.

Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri».