Thaçi përshëndet nënshkrimin e 7 marrëveshjeve midis Kosovës e Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të përshëndetur nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve midis Kosovës e Shqipërisë, sot në Prishtinë.




Në postimin e tij përmes Facebook-ut presidenti Thaçi shkruan:

Nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm dhe deklarata e përbashkët janë indikatorë të radhës të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit tonë euroatlantik përmes jetësimit të reformave të gjithëmbarshme.

https://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160603154020728.jpg?w=696