Thaçi në Slloveni për takim me homologun Pahor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni, ku do të pritet nga homologu i tij, presidenti slloven Borut Pahor dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.




Nesër, në Lubjanë, presidenti Thaçi fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin Pahor, me të cilin më pas do të dalin për një konferencë të përbashkët për medie, transmeton Koha.net.

Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin slloven, Miro Cerar dhe kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq.

Ditën e dytë të vizitës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e biznesit Slloveni-Kosovë, të organizuar nga Oda për Ekonomi dhe Industri e Sllovenisë, ku do të pritet nga presidenti slloven Pahor dhe zëvendëspresidenti i odës, Martin Novshak.