Thaçi ia rikujton opozitës se pushteti fitohet me votë dhe jo me dhunë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj veprimeve të opozitës, duke ia rikujtuar asaj se «pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë», transmeton Koha.net.




Në postimin e tij thuhet:

«Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompensohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare», thuhet në postimin e zëvendëskryeministrit Thaçi.