Thaçi e sheh si dëshmi fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Për kreun e shtetit, Hashim Thaçin, fitorja e sotme e Kosovës në futboll kundër Ishujve Faroe ishte një dëshmi që shteti më i ri i Evropës e ka merituar që të jetë e njohur botërisht.




«Sot i dëshmuam Evropës dhe botës që e merituam të jemi pjesë e familjes së futbollit. Kjo ishte mënyra më e mirë që t’i falënderojmë të gjithë ata që besuan në ëndrrën tonë», ka thënë Thaçi.