Tentim vrasje në Klinë

Dje rreth orës 18:20 në Klinë, një vrasje ka mbetur në tentativë.




I dyshuari mashkull, i nacionalitetit shqiptar ka shtënë me armë në drejtim të një mashkulli tjetër. Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore e më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Tek i dyshuari, sipas raportit të policisë, është gjetur e më pas konfiskuar një pistoletë e kalibrit 7.65mm pa municion kurse në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.