Të mërkurën në Rubikon: Veton Surroi flet për librin më të ri «Emri i Autonomisë»

Cilat janë marrëveshjet e Brukselit?




Si mund të aplikohen ato dhe cilat janë pengesat?

Çka nënkuptojnë ato për Kosovën dhe popullin e saj?

Cili është roli i ndërkombëtarëve në këto procese dhe cila është lidhshmëria e këtyre negociatave me ato të mëparshmet?

Cili do të jetë fundi i negociatave dhe a duhet ato të kenë një fund të qartë?

Si po shihet ajo që po bën pushteti dhe kundërshtimi i opozitës?

Të gjitha këto përgjigje vijnë në Rubikon nga shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, që për lexuesit së shpejti i sjell të përmbledhura në librin e ri «Emri i Autonomisë».

Rubikoni kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision prej orës 20:15