Surroi: Kosova e pavarur është meritë e shumë gjeneratave

«Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit» është romani i fundit i shkrimtarit e publicistit Veton Surroi i cili për herë të parë e ka shpalosur në Rubikon të KTV-së.




«Sfidë është se si të letrarizojmë jo vetëm një periudhë por si të japim disa prej rrëfimeve të brendshme të njerëzve të cilët përjetojnë periudha të thyerjve të mëdha», ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.

Ai ka shpjeguar se ajo çfarë ndodh në letërsi është përdorimi i lirë i jetëve që kanë mundur të jenë apo të mos jenë fare.

Në anën tjetër, ai ka folur për epokën e komunizmit dhe rolin e pamohueshëm të figurave historike të asaj kohe në shtetndërtimin e Kosovës.

«Historinë duhet shikuar me kontinuitet dhe meritat për shtetndërtim u përkasin gjeneratave të tëra», ka thënë ai.
Ndër të tjera, Surroi ka thënë se romani nuk mund të përdoret si referencë historike duke qenë se nuk ekziston një e vërtet absolute dhe gjithmonë mbesin pikëpyetje.