Studentët në Gjilan sivjet nuk do të gëzojnë vizat

Studentët e Universitetit «Kadri Zeka», nuk do të gëzojnë këtë vit bursat komunale.




Ata thonë se arsyetimet e komunës se nuk kanë mjete buxhetore nuk qëndrojnë, meqë vetë kryetari Lutfi Haziri do të mund të kursente buxhetin komunal, nëse do t’i anulonte vizitat jashtë shtetit dhe ato para të kursyera të alokoheshin për bursat e studentëve, raporton KTV.

Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin e Gjilanit, e ka akuzuar kreun e Gjilanit se vazhdimisht ka injoruar edhe kërkesat e studentëve në lidhje me bursat.

Edhe studentët e tjerë shprehen të pakënaqur me këtë. Ndërsa Nazmi Musa , drejtor i arsimit ka deklaruar se për këtë vit ata i kanë ndërprerë bursat për studentë duke i përkrahur nxënësit e shkollës së mesme bujqësore «Arbëria».