Studentët e UP-së sërish thërrasin tubim para Rektoratit

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar të tubohen sërish të martën para objektit të Rektoratit, dhe këtë tubim herë e kanë quajtur marsh e herë protestë.




Njëri nga anëtarët e Parlamentit Studentor, Rifat Krasniqi, ka thënë se ka një muaj që kur Parlamenti i Studentëve të UP-së po kërkon vazhdimisht realizimin e kërkesave, por pasi që menaxhmenti nuk po reflekton në realizimin e tyre, tani është vendosur që të martën të dilet sërish para Rektoratit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, ky vendim është marrë në bashkërendim me Kryesinë e Parlamentit Studentor, dhe kështu, të martën nga ora 11:00, studentët pritet të nisin një marsh nga Biblioteka Kombëtare drejt Rektoratit, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.