Stërvitje

Ishulli Galeshnjak në detin Adriatik, Kroaci. Foto: Shutterstock



Përpiqu
nganjëherë një fjali ta thuash
që natyrshëm rrjedh prej teje,
ndonëse nuk përmban
fjalën UNË.
Mëso,
në fillim
ndoshta në qetësi,
së paku ta thuash
fjalën TI.
Deri te NE në të vërtetë
ende është
tepër larg –
por
kur të kesh mësuar
së paku
të thuash në vend të UNË TI,
atëherë mund të shohim më tutje.

Përktheu: Enver Robelli