Sonet

Ballkoni i shtëpisë së Xhulietës (Casa di Giulietta), ku Romeo shpalli dashurinë e tij në Verona. Foto: Shutterstock



Kur, në seanca t`heshtura të mejtimit
Thërras figura t`ëmbla që jan` zhdukur,
Pshertij me mall, ia nis sërish vajtimit
Për gjith sa desha, e vjett e mi, t`bukur:
At`her kujtoj me lot kaq shok` rinie
Q`u fshehën n`terrin e pafund, matanë;
Qaj prapë plagë t`vjetra dashurie
Dhe sa e sa fytyra q`iknë e vanë:
At`her m`hidhërojn hidhrime t`kohës kaluar
Dhe vrer më vrer, me lot, rri duke larë
Një llogari vajtimesh të vajtuar,
Sikur s`e kam paguar vet` më parë.
Po në më shkoftë mendja at çast tek ti,
Çdo humbje ndreqet, hiqet çdo mërzi.

Përktheu: Napoleon Tasi