Si klientët punojnë falas për firmat

Gjithçka duket një inovacion. Në fakt, konsumatorët po kryejnë detyrat që më parë i kanë bërë të punësuarit e firmave përkatëse. Mbrojtësit e konsumatorit reagojnë kundër.




Nëpër supermarkete po përhapet me të madhe pagesa nga vet klientët, në aeroport pasagjeri e kryen vet çenikngun, edhe biletat e trenave kohëve të fundit më së shumti nxirren nëpër automate, se sa në sportele. Me një fjalë: klientët po kryejnë detyrat e punëtorëve – vërenë «20 minuten». Supozohet që deri në fund të 2015-tës Migros-i do t’i pajisë 235 filiale me automatë për për vet-skanim dhe vet-çekaut. Coop-i deri në fund të këtij viti parashihet t’i pajisë 150 përfaqësi. Që të dy shtëpitë po bëjnë publicitet për praktikat e reja, duke i lavdëruar ato si shërbime në dobi të konsumatorit.

Ndërkaq, organizatat për mbrojtjen e konsumatorit këto zhvillime i shohin me dyshim. Sipas tyre, me këtë klientët i ekspozohen një shfrytëzimi të mirëfilltë. Sipas tyre, firmat ia delegojnë detyrat e veta konsumatorit. Argumenti se klientët me këtë fitojnë kohë nuk mban: Fundja një punëtor i kualifikuar është shumë më i shpejtë se klienti. Përmes kësaj, firmat kursejnë personel dhe para, por fitimin nuk ia rimbursojnë klientit.

Sipas një psikologu të ekonomisë, shqetësimi është i ligjëruar. Por ai beson në rregullat e pashkruara të ekonomisë, sipas të cilave tregu do ta rregulojë këtë vet. Ndoshta çmimiet nuk do të ndryshojnë që nesër, por për shkak të kursimeve në të ardhmen mund të shmanget ngritja e tyre. Rreziku i këtij «autoinxhninieringu» mund të jetë që punëtorët e arkave të zëvendësohen me automatë dhe ta humbasin vendin e punës.

Një hulumtuese tjetër e tregut këtë trend e sheh si të vetkuptueshëm – njëherë u automatizua produksioni, tani radhën e ka shërbimi. Ajo është e bindur që me këtë klienti fiton në kohë. Specialistja nuk druan as nga fshirja e vendeve të punës: Me përparimin e teknikës do të krijohen vende të reja të punës. Ndërkohë që si Migros-i, ashtu edhe Coop-i janë shprehur që me instalimin e automatëve të «vetshërbimeve» nuk do të zvogëlohet numri i personelit. Sipas tyre, automoatët nuk do të shpiejnë në kursime nga të cilat do të mund të përfitojnë klientët. Avantazhi i klientëve do të jetë fitimi në kohë.

Sipas zëdhënëses së Migros-it, me teknologjinë e re momentalisht po delegohen ca detyra te klienti, por më pas ato do t’i transferohen një asistenti elektronik. Ajo flet për një lloj «Siri» (kujto celularët inteligjentë – v. j.), i cili është i aftë të blejë dhe bëjë rezervime për një person. Ndoshta do të jetë një çip në celularin tonë, i cili i skanon artikujt e shportës tonë, ndërsa pagesa e mallit të blerë do të kryhej drejtpërdrejt përmes celularit. Zëdhënësja e Migros-it shpehet për medien se hë për hë nuk do të ketë ndonjë ndyrshim të madh, ndoshta përveç një skaneri të ri dore. Edhe zëdhënësja e Coop-it është diskrete – ndërmarrja thjesht është e interesuar për teknologji të reja. ks