Shqiptarja në Britani kërkon ndihmë për të shpëtuar këmbët e babait

Një vullnetare e kishës së Southportit në Angli ka apeluar për ndihmë për të shpëtuar këmbët e babait të saj. Brikena Bejtja, që ndihmon në kishën Shoreline që tre vjet, ka hapur një fondacion për të ndihmuar babanë e saj, Xhikun. Brikena është nga Shqipëria dhe fiton vetëm rreth 8 funte në ditë.




Babai i saj kishte pësuar një aksident muaj më parë teksa ishte duke punuar në ndërrimin e natës në port. Ai dhe punëtorët tjerë ishin brenda një anije kur 16 tonë hekur kishin rënë nga lartë, duke zënë këmbët e tij, raporton «southportvisiter”, transmeton koha.net. Pasi kishte pritur për dy vinça që të largonin hekurin nga këmbët e tij, ai ishte dërguar në spital në Shqipëri, por kishte nevojë për ndihmë mjekësore në Itali.

Familja kishte marrë para nga miqtë, por ata akoma nuk kanë arritur të sigurojnë shumën e lartë që kërkohet për vazhdim të mjekimit. Edhe pastori Simon Cunningham ka ftuar të gjithë që të ndihmojnë në kërkesën e Brikenës.

Po ashtu kërkesa e saj është publikuar edhe në një uebfaqe, në të cilën tregohen detajet tjera për ndihmë.