Shpërthen goma e kamionit, lëndohet një fëmijë

Në Fushë-Kosovë, rrugën «Dardania» afër shkollës fillore «Mihal Grameno», fëmija, i gjinisë mashkull, ka qëlluar afër në momentin e shpërthimit të gomës së një kamioni dhe ka pësuar lëndime.




Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Fëmija ishte nën përcjelljen e prindit dhe ka qenë në trotuar në momentin e shpërthimit të gomës së kamionit i cili ishte në lëvizje.