ShBA-të dënojnë sulmin në Turqi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin me bombë në një protestë në kryeqytetin turk, Ankara.




«Në dritën e vazhdueshme të dhunës në Turqi dhe regjion, është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë kur gjithë qytetarët turq zotohen për paqe dhe qëndrojnë së bashku kundër terrorit», thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, transmeton Koha.net.

«Ne solidarizohemi me popullin tund dhe riafirmojmë vendosmërinë tonë që të vazhdojmë punën së bashku me Turqinë për të luftuar kundër kërcënimit nga terrorizmi», thuhet më tej në deklaratën e Departamentit të Shtetit të ShBA-ve.