Rruga e gjatë drejt Beogradit

«Beogradi mirëpret artistët nga Kosova për herë të tretë» - titullohej komunikata për media e organizatës «Integra» nga Prishtina, një prej organizatorëve të festivalit «Mirëdita dobar dan».




«Takohemi të mërkurën para orës tetë te ‘NEWBORNI’. Aty na pret autobusi për në Beograd», njoftonte nëpërmjet telefonit Emel Ajdini, koordinatore ndihmëse e OJQ-së prishtinase, që bashkë me dy organizatat beogradase, Iniciativë Qytetare dhe Qendër për Politikë, që aktivitetet e sivjetme kulturore – prej 1 deri më 4 qershor – ia kanë kushtuar tetëdhjetëvjetorit të lindjes së aktorit Bekim Fehmiu, shkruan sot «Koha Ditore».

Në mesin e gjashtëmbëdhjetë pasagjerëve në minibus janë edhe artistët Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Besa Llugiqi e Lirika Pula, si dhe producenti Visar Krusha. Rrugëtimi nuk fillon sipas kohës së planifikuar.

https://i2.wp.com/koha.net/fo/27/20160604231320624646.jpg?w=696