Rrahje për prona në Graçanicë e Podujevë

Policia e Kosovës ka raportuar se në Graçanicë dhe në Podujevë, dje në mesditë kanë ndodhur dy raste të sulmit për shkaqe pronësore.




Në orën 12:30, PK thotë se është arrestuar i dyshuari mashkull, rom i Kosovës i moshës së mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore, e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij – viktimën femër, rome e Kosovës, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Edhe në fshatin Murgull të Podujevës, Policia thotë të jenë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes veti, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.