Rrahje në Obiliq, shtatë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar së në Obiliq ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, me ç’rast njëri nga të dyshuarit qëllimisht e ka goditur me veturë njërin nga personat e përfshirë në rrahje.




Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj shqiptarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.

«Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje», thuhet më tej në njoftim.