ROSU arreston 15 serbë në Brezovicë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se forcat speciale të policisë së Kosovës kanë arrestuar të gjithë punëtorët serbë të Parkut Kombëtar «Sharr» në Brezovicë, transmeton Koha.net raportimin e Tanjugut.




Gjuriq ka vlerësuar se bëhet fjalë për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe provokim të drejtuar kundër gjithë Serbisë. Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë mbledhje urgjente të qeverisë.

«Sot, në mëngjes, pak pas orës dhjetë, njësitet e armatosura der në dhëmbë të policisë së Kosovës ROSU janë futur në Parkun Kombëtar Sharr në Brezovicë dhe kanë arrestuar të gjithë punëtorët që i ka gjetur aty», citon kjo agjenci serbe lajmesh Gjurin në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Bruksel.

Gjuriq u tha gazetarëeve në Bruksel se janë arrestuar 15 punëtorë bashkë me drejtorin e Parkut Kumbëtar, Sharr.
Punëtortë e arrestuar, sipas tij, ndodhen në paraburgim në Ferizaj.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka vlerësuar se ky aksion lidhet me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO si dhe me përpjekjet që t’i imponohet Serbisë pranimi me detyrim i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, siç është shprehur ai.

Ai tha se i ka kërkuar kryeministrit Vuçiq të thërrasë me urgjencë mbledhjen e Qeverisë së Serbisë për rastin.