Refuzohet kërkesa për paraburgim në rastin e Spitalit të Gjilanit

Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktim paraburgimi ndaj pesë të pandehurve.




Gjyqtari, pas vlerësimit të gjitha shkresave të lëndës, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A., ndërsa për të pandehurit I. I. dhe A. U. ka caktuar prej një muaji masën ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Ndaj të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit I. I. dhe A. U. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurit në fjalë dyshohet se kanë shkatërruar produkte medicionale, në kundërshtimi me ligjin.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.