Rama: Të punojmë për krijimin e hapësirës mbarëkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalën së vet përmendi historikun e fillimit të takimeve ndërqeveritare që nga viti 2014, raporton Koha.net.




Ai rikujtoi bashkëpunimin e arritur në fushën e energjetikës, bujqësisë, të arsimit e të kulturës të Shqipërisë e të Kosovës.

Ky takim tha Rama, është ushtrim i zakonshëm pune. Ne duhet të shkojmë edhe më tej për përmbushje të një hapësire mbarëkombëtare në rajon, potencoi ai.