Punime në interkonjeksionin Kosovë – Tiranë lë 3 ditë pa rrymë Dobroshin

KOSTT përmes një njoftimi ua bën të ditur qytetarëve se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 7 deri me 10 tetor 2015, nga ora 08:00 deri në 12:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 18:00, do të shkyqet linja LP 10 kV Dobrosh (Gjakovë).




Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj kohe institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.