Protesta e bën Babushin me rrugë alternative

Negociatat midis banorëve të Babushit, përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës, «Bechtel Enkas» dhe autoriteteve komunale të Lipjanit kanë rezultuar me një marrëveshje për ndalimin protestave dhe bllokimet e punimeve në autostradë.




Banorëve të Babushit u është ofruar ndërtimi i një rrugë të re alternative, që do ta marrë përsipër kompania ndërtuese, në mënyrë që të mos ketë telashe qarkullimi.

Këtë dakord e kanë konfirmuar banorët e Babushit të enjten dhe vetë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

«Një rrugë alternative ka qenë një zgjidhje e mirë për ne dhe kjo është arritur, mirëpo ka mbetur që në të ardhmen të bëhet edhe një trotuar për nxënësit në mënyrë që ata të qarkullojnë lirshëm për në shkollë.

Nëse respektohen këto, nuk do të ketë asnjë protestë», ka thënë përfaqësuesi i Babushit, Idriz Sopa. Ndërkohë edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka konfirmuar këtë marrëveshje