Procedurat e prokurimit mbajnë peng sanimin e gropave në rrugët e Gjilanit

Gjilan, 7 tetor - Megjithëqë ka një kompani të kontraktuar për mirëmbajtje verore të rrugëve, Komuna e Gjilanit është duke anashkaluar kërkesat e banorëve të fshatrave Pogragjë dhe Uglar për mbushjen e gropave, të cilat janë duke i dëmtuar automjetet e tyre.




Për këtë ka reaguar edhe opozita në Gjilan, duke akuzuar drejtorinë se nuk është treguar një qasje në raport me problemet e qytetarëve. Ata vlerësojnë se drejtori Naser Korça, i cili është emëruar në këtë dikaster pas formatimit të qeverisjes komunale është duke qëndruar indiferent përballë shumë problemeve me të cilat përballen qytetarët e kësaj komune.

Krenare Latifi nga lëvizja «Vetëvendosje» deklaron se organet komunale nuk janë duke i trajtuar njëjtë vendbanimet e kësaj komune, ku rrugët nuk janë duke u mirëmbajtur.

Ndërsa Riad Rashiti nga PDK-ja vlerëson se udhëheqja komunale nuk është duke i marrë seriozisht kërkesat e banorëve, duke përfshirë edhe kërkesat e tyre për investime kapitale e shërbime publike.

Enver Biqku nga Drejtoria e Shërbimeve Publike deklaron se ata janë në pritje të finalizimit të kontratës për sanimin e dëmeve në rrugë