Probleme me protokollin

Dështime protokollare janë parë të premten, gjatë realizimit të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.




Madje, problemet e kësaj natyre janë evidentuar që në kufi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në informatën e Qeverisë së Kosovës, delegacioni i Shqipërisë do të mbërrinte në pikën kufitare në Vermicë në orën 10:00. Në këtë kohë kanë qenë aty anëtarët e tjerë të Kabinetit të Ministrave të Shqipërisë, por jo edhe kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve të gazetës, ai ka hyrë në Kosovë gjysmë ore më herët.

Në anën tjetër, është kryeministri Isa Mustafa që ka demonstruar probleme me njohjen e rendit protokollar. Një gafë i tij është shpërfaqur para Bibliotekës Kombëtare.

Enver Hoxhaj e ka nisur detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, pikërisht me këtë mbledhje. Dhe, ka qenë ai midis një numri ministrash që kanë folur. E ka bërë një gabim.