Prishtinës i shtohet edhe një lagje

Nga sot Prishtinës i është shtuar edhe një lagje e re. Lagja «Ulpiana e re» gjendet midis Graçanicës dhe Prishtinës dhe saktësisht kufizohet me qytetin antik Ulpiana.




Me këtë emërtim, të bërë nga autoritetet komunale të Prishtinës, territori komunal po bëhet me dy «Ulpiana», raporton Koha.net.

Dallimi është se kësaj të fundit po i shtohet edhe përcaktori e re.

Ulpiana antike, ndërkaq, territorialisht gjendet në komunën e Graçanicës.