Preludium III

Foto: Shutterstock



Shtyne qeben e shtratit,
E shtrime n`shpindë pritshe,
Koteshe dhe kundrojshe natën si zbulonte
Mija pamje të shurdhëta
Prej t`cilëve shpirti t`asht brumosë;
Ato tavanit kanë lodrue.
E kur tanë bota kthehej
Dhe drita përvidhej nëpër grile
Ndëgjojshe vremçat ndër olluqe,
Ti nji vizion t`atillë rruge kishje
Sa rruga mezi e kuptonte;
Tue ndejtë e ulun buzë shtratit, ku
Letrat i zdridhshe prej flokëve,
Apo përqafojshe shojet e verdha
Me shuplakat e dy duerve t`ndyeta.

Përktheu: Esad Mekuli