Policia arreston dy aktivistë të Vetëvendosjes




Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e saj, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, ndërsa thekson se është duke përndjekur edhe shumë aktivistë të tjerë nëpër Prishtinë.

 

«Qeveria e Isa Mustafës e ka lidhur aq fort vetën me “Zajednicën” sa që po bëhet e pamundshme rënia e njërës, pa rënë edhe tjetra. “Zajednica” do të rrëzohet. “Zajednica” nuk kalon!», përfundon njoftimi për media i VV-së.