Poezi I

Foto: Shutterstock

Këtë vend e kemi braktisur
duke ecur mbi majë të gishtave
Këtë vend ku macet
Kërcëllijnë dhëmbët
përballë katastrofës
Ku heshtja bie
mbi mustaqe
thua se burrat
e kanë humbur
shikimin e qartë
ndaj gjërave, të cilat
kurrë s’janë gjëra të thjeshta
Marrëdhëniet njerëzore
Dhe frymëmarrja e dashurisë
Dhe koha që aq ngadalë ecën
dhe yjet end
buzë humnerës
Këtë vend e kemi braktisur

Me zemër të nxjerrë jashtë
dhe lëkurë të shqyer
ende ruajmë
heshtjen e pakuptueshme
që ngjitet në dritare
Iluzione të mëdha
të cilat krahëhapur
i përshëndesin
konformistët.

Përktheu:
Enver Robelli