Podujevasi sulmon fizikisht bashkëshorte

Një grua nga Podujeva është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, e si pasojë ka marrë lëndime trupore.




Sipas raportit policor, ngjarja është raportuar të enjten, rreth orës 16:20, transmeton Koha.net.

«Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor«, thuhet në raportin policor.

I dyshuar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.