Pesë gjërat që mësuam nga ndeshja Shqipëri – Serbi

Shqipëri edhe njëherë humbi ndeshjen në minutat e fundit. Redaksia e sportit në grupin KOHA, ka nxjerrë pesë mësime nga takimi i sotëm.

Albania supporters cheer for their team before their Euro 2016 Group I qualifying soccer match against Serbia in Elbasan, Albania October 8, 2015. REUTERS/Arben Celi



1. Shpërqendrimi në momentet e fundit – Shqipëria ka dëshmuar tashmë se në momentit e lëshon përqendrimi. Vetëm në ndeshjet e fundit, Shqipëria ka marrë tre gola në minutat fundit, duke humbur dy ndeshje, ndaj Serbisë sonte dhe Portugalisë gjiron e kaluar.

2. Vendosja jo adekuate – Shumë hapësira janë parë të jenë krijuar në ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë. Lojtarët e kësaj të fundit kanë pasur shumë mundësi depërtimi para zonës së shqiptarëve.

3. Tifozët – Federata Shqiptare e Futbollit mbase nga frika se ndeshja mund të eskalojë, me gjasë ka vendosur që numrin më të madh të biletave t’ua ndajë personave që nuk janë të dhënë të bëjnë tifo. Shumicën e kohës ata kanë qenë të heshtur, duke bërë kësisoj që të mungojë presioni sportiv ndaj kundërshtarit, dhe në anën tjetër motivimi për lojtarët e kombëtares shqiptare.

4. Mosinkuadrimi i Shkëlzen Gashit – Trajneri kuqezi Gianni de Biasi shpeshherë është aplauduar për përzgjedhjen e formacionit të ndeshjes. Ndonëse mund të ketë ndonjë arsye për mosinkuadrimin e Shkëlzen Gashit, mungesa e këtij të fundit në ndeshje është vërejtur jashtëzakonisht shumë.

5. Vazhdon “tmerri” i ndeshjeve të kthimit – Tradicionalisht Shqipëria ka nisur mirë garat për eliminatore, e kësisoj ka bërë edhe kësaj here. Shqipëria e nisi me fitore ndaj Portugalisë në transfertë, me Danimarkën barazoi si mysafir, mposhti Armeninë në shtëpi. Por humbi tri ndeshjet e fundit, dy prej të cilave në shtëpi.