Pesë fshatra të Deçanit pa rrjet kanalizimi

Vetëm një lagje e Strellcit ka kanalizim në saje të investimit dhe iniciativës private.




Mungesa e kanalizimit në këtë fshat është trajtuar edhe në Kuvendin Komunal, tha këshilltari dhe njëherësh dhe përfaqësues i fshatit, Ramadan Tahiraj, shkruan sot Koha Ditore.

Ai për KD-në tregon se deri tash problemet kanë qenë pak më të vogla, por, sipas tij, që disa muaj prej që është mbyllur një kanal te ura e fshatit në rrugën kryesore nuk po qarkullon uji në pjesën e poshtme të fshatit, që pastron edhe kanalet e ujitjes në të cilat banorët edhe i derdhin nga shtëpitë e veta ujërat e zeza.