Përshëndeten me parlamentin zviceran

37 parlamentarë zviceranë nuk do të kandidojnë më në zgjedhjet e ardhshme që mbahen këtë muaj. Ndër këta janë edhe disa të «kategorisë së rëndë».

Foto: Shutterstock.com



Jo pak paralamentarë zviceranë e kanë lëshuar të premten për të fundmen herë sallën e Këshillit Federal, bën bilancin NZZ. Nga 246 deputetë, 37 prej tyre nuk do të kandidojnë më për këtë post. Nga këto – 26 nga Dhoma e Madhe dhe 11 nga Dhoma e Vogël e parlamentit zviceran. Njëri prej tyre, Andrea Cadoni nga FDP-ja, tërhiqet nga instanca e parë dhe kandidon për të dytën.

Numri i tërheqjeve të deputetëve, sipas NZZ, historikisht është i ulët. Kjo ka të bëjë me numri e lartë të dorëheqjeve përgjatë legjislaturës. Mendohet se deputetët nganjëherë tërjiqen për t’i rritur shanset e zgjedhjes të pasardhësve të tyre… Kështu u tërhoq në korrik të 2015-tës deputetja e të gjelbërtve Alec von Graffenried me qëllim që kolegja e saj Christine Häsler të mund të afirmohej për një sezonë e gjysmë si deputete. 4 nga 15 deputetët e gjelbërt ishin tërhequr para kohe. Megjithatë, supozohet se kjo nuk i bën më të kollajshme zgjedhjet për të gjelbërtit, të cilët sipas anketave po dobësohen. Në numra absolut, me nëntë mandate, më shumë dorëzime ka kryer SVP-ja.

Ndër deputetët e larguar të Parlamentit është edhe «zvicerani më i lartë», krytari i Dhomës së Madhe – Stéphane Rossini. Do të largohen edhe disa «peasha të rënda» të politikës zvicerane: Christophe Darbellay, kryetari i CVP-së; Gabi Huber, shefe e grupit parlamentar të FDP-së; Urs Schwaller, ish shef i grupit parlamentar të CVP-së. ks