Përleshje me lëndime të rënda në Shadervan të Prizrenit

Mbrëmë në ora 21:30 te sheshi «Shadervan» në Prizren ka ndodhur një përleshje mes dy personave.




«Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për shkak te një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar», thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal te Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit, sipas raportit policor, i dyshuari dërgohet ne mbajtje.